Shqiptari përplasi dhe tërhoqi zvarrë të renë greke me makinë, zbardhet ekspertiza

Një 27-vjeçar shqiptar akuzohet për vrasjen e studentes 21-vjeçare, Emmanuela Kariorakis në Selanik të Greqisë, një ngjarje e ndodhur nëntorin e vitit të kaluar.

Mediat greke shkruajnë se automjeti i drejtuar nga i riu shqiptar ka tërhequr zvarrë studenten dhe e la të përgjakur ne mes të rrugës. Sipas ekspertizës, autori ka qenë me shpejtësi 104 km në orë. Tashmë shqiptari pritet të marrë gjykimi nga drejtësia greke.

Ndaj tij rëndojnë akuzat si:

a) drejtimit të automjetit të rrezikshëm, i cili ka sjellë si pasojë vdekjen,

b) largimit nga vendi i aksidentit si pasojë e një aksidenti trafiku me pasojë vdekjen,

c) drejtimit të mjetit pa patent

pandehuri ka ecur me një shpejtësi të lartë që ka arritur në 104.12 km/h, pra shumë më e lartë se maksimumi i lejuar në atë pikë (50 km/orë si zonë banimi) dhe në momentin kur këmbësori Emmanuela Kariorakis ,ka kaluar rrugën vertikalisht, nuk ka ulur shpejtësinë”, thuhet në ekspertizën teknike.

Po ashtu thuhet se nga ekspertiza teknike ka rezultuar se mjeti ka qenë teknikisht i pasigurt dhe veçanërisht i rrezikshëm.

Atë kohë shqiptari ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të godasë të renë, por ishte larguar nga vendi i ngjarjes nga frika, pasi kishte precedentë penal. Ai këmbënguli në pretendimin e tij se studentja 21-vjeçare u hodh papritur në rrugë dhe e tërhoqi zvarrë, duke thënë në thelb se ajo ishte fajtore për aksidentin, ndërsa mohoi se ai ishte kthyer mbrapsht duke e përplasur.

“Nuk vrapova, por humba kontrollin e makinës. Nuk jam kthyer mbrapsht, jam larguar se kam qenë i frikësuar”, tha ai.

Ndërkohë viktima ndërroi jetë pas 5 ditësh në spital, ndërsa familja e saj vendosi t’i dhuronte organet.

Lexo edhe:  10 vjet më parë seriali “Kafeneja jonë” e parashikoi rritjen e çmimeve në Kosovë