E dhimbshme: Ky është 52-vjeçari që i dha fund jetës në Gjilan

Gazeta Sinjali sot raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gjilan,ku një person është gjetur pa shenja jete te Penda e Livoçit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa sipas informacioneve të para, dyshohet për vetëvrasje.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Remzi Ajeti, 52-vjeçar.

Sinjali mëson se i ndjeri para se të kryente aktin e rëndë, ka njoftuar Policinë se do të kryejë vetëvrasje.

Pasi njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur viktimën pa shenja jete, me ç’rast ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lexo edhe:  Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e Agonis Tetajt