I moshuari në Lipjan ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, ajo kërkon ndihmën e Policisë

Numri i rasteve të dhunës në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë.

Çdo ditë gra që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar sot një çift nga fshati Rufc i Ri i Lipjanit, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Sinjali mëson se 58-vjeçarja ka deklaruar se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë psikike, duke i ngjallur kështu shqetësime të mëdha.

68-vjeçari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, ku ka mohuar të ketë kryer veprën për të cilën dyshohet. Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e djalit të çiftit.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Nga nesër gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik, dënimet rriten nga 100 deri në 500 euro