Mëngjesi nis me një aksident trafiku në Vushtrri

Një akisdent trafiku para pak çastesh ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë “Jepi zë” se nga ky aksident nuk ka të lënduar.

Gazeta ka siguruar video dhe foto, ku shihen veturat e ndeshura mes veti, dhe grumbulli i njerëzve që janë ndalur të ndihmojnë të aksidentuarit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës e cila po merret me shkaqet e aksidentit dhe po rregullon komunikacioni pasi është krijuar kolonë e gjatë.

Ndryshe ky udhëkryq ndonëse është i rregulluar me semafora vazhdojnë të shkaktohen aksidente./ Jepi zë

Lexo edhe:  “Ka dashtë me largu rrobat”, nëna tregon përvojën e vet dhe të vajzës me ngacmim seksual