Kurti ka një porosi për Brnabiq: Uroj që të mos e vazhdosh avazin e Petkoviqit

Kryeministri Kurti ka folur sot për vizitën e paralajmëruar të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq në veri të Kosovës.

Kurti ka bërë të ditur se kërkesa për vizitën e Brbaniqit ka ardhur pasi që Qeveria e Kosovës kishte bërë kërkesë për të lejuar vizitën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Shpresoj që vizitat e zyrtarëve t’i kontribuojnë lëvizjes së lirë në përgjithësi. Por, pres që zonja Bërnabiq të mos e vazhdojë avazin e kryenegociatorit të Beogradit që jepte deklarata përçarëse, ndarëse e që kishin për qëllim tensionimin”, ka thënë Kurti.

Lexo edhe:  Burri e bën për spital bashkëshorten e tij dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në pranga