Skenderaj: Zhduket një grua së bashku me foshnjën e saj gjashtë muajshe

Gjatë ditës së djeshme në stacionin policor në qytetin e Skenderajt një burrë ka raportuar se me datën 04 tetor nga shtëpia ka dalë kunata e tij (gruaja e vëllait të tij i cili gjendet në Gjermani) dhe me vete ka marrë foshnjën e saj gjashtë muajsh.
Sipas raportuesit të rastit familjarët ende nuk kanë ndonjë informatë se ku gjendet ajo.

Lidhur me këtë njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Lexo edhe:  Kjo është gruaja që humbi jetën në aksidentin me fatalitet në Graçanicë