FSK-ja realizon ushtrimin ‘Syri 02’

Ushtarët e Kosovës po vazhdojnë me ushtrime të ndryshme, ku së fundi u realizua stërvitja fushore “Syri 02”.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, njoftoi se kompania e Shtabit të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses të plotë stërvitjen fushore të koduar si “Syri 02”.

Ai më tej theksoi se objektivi kryesor i këtij ushtrimi ishte dislokimi taktik i postë- komandës në terren, realizimi i operacioneve të rikonicionit, vendosja e nyjave të komunikimit në mbështetje të njësive tjera, si dhe mbështetja e operacioneve të R3K.

Lexo edhe:  FSK-ja hap konkurs për pranimin e gati 1000 pjesëtarëve, këto janë kushtet për t'u bërë ushtar