Parashikimi i motit për sot dhe në fillim të javës

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu e bore.

Nëpër ultësira priten reshje shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshjet nganjëherë do të jenë të intensitetit të lartë sidomos në orët e mëngjesit, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të pushojnë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ftohtë, i vranët dhe me reshje shiu dhe bore në viset malore. Vende-vende priten reshje intensive shiu e në viset malore reshje të dendura bore.

Të Hënën përmirësim afatshkurtër i motit. Priten intervale kohore me diell e vranësira lokale, ndërsa mëngjesi do të jetë i ftohtë e në disa vise me mundësi për ngrica.

Të martën reshje të reja shiu që vijnë nga jugu, kurse të mërkurën përmirësim afatshkurtër i motit./MeteoBallkan

Lexo edhe:  "Duke shku në stacion të Policisë, ia bënin shqiponjën Zanës"