Çikat e Kosovës zënë vendin e tretë në Kampionatin Botëror të karatesë

Karateistet e Kosovës e kanë fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror në konkurrencë ekipore.

Botërori u zhvillua në Budapest të Hungarisë, ndërsa Kosova e siguroi vendin e tretë nëpërmjet repesazhit.

Në finale të repesazhit, të dielën, Kosova fitoi 2-0 ndaj Kazakistanit.

Fortesa Orana, Vlera Qerimi, Hatixhe Zejnullahu dhe Albulena Gervalla ishin vashat që e përfaqësuan denjësisht Kosovën.

Para Kazakistanit, ekipi ynë kishte mposhtur Anglinë, Zvicrën dhe Francën, ndërsa u mposht vetëm nga Japonia me rezultat 2-1.

Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani.

Lexo edhe:  Gjuajtën me armë zjarri, Policia arreston dy të rinj në Istog – konfiskohet një AK47 dhe një pistoletë