Dy persona sulmojnë një qytetar të Mitrovicës, Policia arreston të dyshuarit

Një mitrovicas pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga dy persona në Shipol.

Policia në raportin e saj tha se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Shipol, Mitrovicë 20.07.2023, 23:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe sulmuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt

Lexo edhe:  Konfirmohet: Policët e bllokuar në Leposaviq janë ndërruar para pak çastesh