Këshilltarja e Kurtit i përgjigjet Arifit, tregon se si qëndron e vërteta e fotografisë me Vulinin

Ardita Sinani, këshilltarja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka reaguar pasi kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka postuar një fotografi të saj me Aleksandër Vulinin, i cili është shef i shërbimit sekret serb.

Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se këto janë paraqitje të turpshme të Arifit.

“Në paraqitjet e tij skandaloze, Shqiprim Arifi, në mungesë totale të një koncepti të qartë qeverisës, zhvillimor e social për qytetarët e komunës së Preshevës, detyrë për të cilën i lartëpërmenduri e ka marrë nga kontrabandimi i pushtetit në vitin e kaluar, ka marrë detyra të reja”, është shprehut ajo.

Sinani tha se këto detyra përputhen me agjendën e qeverisë autokrate të Serbisë, që është delegjitimimi i institucioneve shtetërore të Kosovës.

Tutje, ajo tha se së fundmi, Arifi në një television nacional në Prishtinë, ka tentuar që me disa fotografi bashkë më Vulinin të shfajësoj dhe shpërlajë figurën e tij enigmatike.

Sinani tregoi se si qëndron e vërteta e fotografive, duke thënë se janë bërë në “Ditën e Refugjatëve” në vitin 2017 dhe janë bërë publike po atë ditë.

“Sa për sqarimin e opinionit në Luginë e më gjerë, në fotografitë të cilat i lartëpërmenduri i ka postuar edhe në faqen e tij zyrtare, e vërteta është si në vijim. Në shënimin e ditës së refugjatëve, në kampin e përqëndrimit, unë kam marrë pjesë në cilësinë e kryetares së Komunës së Preshevës, në prezencën edhe të shumë ambasadorëve, e në të cilën ngjarje ka qenë prezent edhe Aleksandar Vulin, atëkohë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale”, shtoi Sinani.

Ajo tha se në të njëjten ditë Vuçiq kishte shprehur keqardhje për shkarikimin e Shqiprim Arifit nga pozita e Kryetarit të Preshevës.

Lexo edhe:  Djali 26-vjeçar në Pejë sulmon seksualisht nënën, dyshohet se e preku dhe e puthi me zor disa herë

“Sipas Aleksandar Vuçiq, me ndërhyrjen dhe direktivat e Prishtinës dhe Tiranës, në Komunën e Preshevës ishte shkarkuar një njeri të mirë i gatshëm dhe bashkëpunëtor i shkëlqyeshëm i Beogradit”, tha ajo.