Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua para dy javësh në Fushë Kosovë

Një aksident i ndodhur më 16 janar në Fushë Kosovë, doli të jetë fatal për një grua.

Që nga ajo kohë, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, teksa dje raportohet të ketë ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Policia gjithashtu bën me dije se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim