Vendos bordi: Të gjithë punëtorët e KEK-ut nga 500 euro shtesë

Korporata Energjetike e Kosovës fale angazhimit te punëtoreve, inxhiniereve dhe stafit menaxhues po e përmbyll vitin 2022 me suksese si në fushën e operimeve po ashtu edhe në afarizëm.

Lidhur me këtë, në prag të festave të fundvitit Bordi ka miratuar propozimin e menaxhmentit për një kompensim shtesë, për të gjithë punëtorët e KEK-ut përgjatë vitit 2022 në vlerë prej 500 € neto, proporcionalisht.

Me respekt,

Departamenti për Marrëdhënie

me Publikun dhe Komunitete

KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVES

Lexo edhe:  Mot i ngrohtë dhe me diell, sa do të shkojnê temperaturat sot në Kosovë?