13-vjeçarja ikën nga shtëpia në Podujevë, shkon të bashkëjetojë me një person – aktivizohet Policia

Janë të shpeshta rastet kur prindërit raportojnë në Polici se vajzat e tyre të mitura janë larguar nga shtëpia për të jetuar me persona të moshës madhore. Për një rast të tillë që përbën vepër penale, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet.

Prindërit e një 13-vjeçareje në qytetin e Podujevës kanë kërkuar ndihmën e Policisë, pasi kanë deklaruar se vajza e tyre është larguar nga shtëpia pa paralajmërim.

Sinjali mëson se familja e të miturës nuk ishin në dijeni se ajo ka vendosur që të largohet nga shtëpia që të shkojë dhe të fillojë bashkëjetesën me një person të rritur në fshatin Koshare të Ferizajt.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari dhe e mitura janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeçare’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Lexo edhe:  Telashe në PDK – tri ore pas takimit me zyrtarin e Nismës, Musliu lëshon akuzat kundër partisë