Hajnat i “bien” një marketi në rrugën Prizren-Suharekë, e vjedhin kadal-dal pa ngut

Një market në fshatin Lubizhd që ndodhet në magjistralen Prizren-Suharekë, ka qenë cak i vjedhjes nga dy hajna.

Ata shihet teksa bëhen gati ngadalë dhe i afohen derës, të cilën e thyejnë pas disa tentimesh, shkruan 02 press.

Gazeta 02 Press ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë, ku hajnat shihen teksa vjedhin dhe teksa i fusin gjërat në veturë.

Nga marketi i kanë thënë gazetës se është vjedhur arka me paratë e pazarit si dhe disa gjëra të tjera.

Sipas kamerave të sigurisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:00.

Për ta parë momentin e vjedhjes, klikoni KËTU

Lexo edhe:  Mitrovicasi sulmon me çekan nënën dhe dhëndrin e tij, përfundon në ndalim policor