Fadil Nura humb betejën me sorra, ato kthehen sërish mbi Skënderaj

Një premtim i pazakontë i bërë nga një kryetar komune kishte pushtuar rrjetet sociale vitin e kaluar.

I gjithë Skënderaji ishte në hall me shpendët e zeza (sorrat). Krejt grumbulli me to kur iu reshnin komunës, nuk linin dritare pa ndotur.

Kryetari i Skënderajt, Fadil Nura kishte premtuar për largimin e tyre. Ai kishte planifikuar edhe strategjinë, ku premtonte se me sjelljen e një aparti, i cili ishte në kuadër të projektit do t’i zhdukte ato.

Kështu, në ditët e fillimit të implementimit të këtij projeki, dukej se me të vërtetë po kishte sukses, këto shpendë nuk dukeshin më.

Mirëpo, një foto, të cilën e ka siguruar dje Rajoni, dëshmon se sorrat i qëndruan besnik komunës dhe janë rikthyer prapë.

Me një fjalë, as nuk ia pyetën fare aparatet dhe strategjitë e kryetarit të Skënderajt.

Lexo edhe:  Aksidenti i rëndë në Vragoli, rreth 30 persona të lënduar