Këta janë dy të arrestuarit që u rrahën mbrëmë në një diskotekë në Prishtinë, njëri nga ta sulmoi policin e Njësisë Speciale

Dy persona janë rrahur mbrëmë ndërmjet vete në një klub të Prishtinës.

Siç mëson Gazeta Sinjali dy të dyshuarit që u kapën ndërmjet vetë janë: Dren Prebeza dhe Leon Nika.

Për shkak të këtij rasti është dashur të ndërhy edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila i ka arrestuar dy të dyshuarit.

Nika, njëri nga të dyshuarit, gjatë arrestimit e ka sulmuar njërin na pjesëtarët e Njësisë Speciale.

Sikur Nika edhe Prebeza, gjatë gjithë situatës kanë qenë në gjendje të dehur.

Pas arrestimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Një hoxhë denoncohet se e “kidnapoi” një vajzë për grua të dytë, ai thotë se e mori me qejf