Parashikimi i motit për sot dhe ditëve të vikendit

Sot do të mbajë mot pak më i ngrohtë, por priten vranësira të shpeshta dhe rrallë në disa vise edhe ndonjë rigë shiu e në viset e larta malore mund të ketë ndonjë reshje kalimtare bore.

Temperaturat do të shënojnë rritje dhe pritet të luhaten nga 0 ajo minimale deri në 15 ose 16 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi parashihet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, ndërkohë që temperaturat do të fillojnë të rriten. Rrallë në disa vise priten reshje të dobëta atmosferike.

Për fundjavë temperaturat do të rriten edhe më shumë, por nuk do të mungojnë vranësirat të cilat lokalisht, herë pas here pritet të kushtëzojnë reshje të izoluara shiu. Reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe do të jenë me intervale të caktuara kohore. Më përgjithësi nuk priten reshje të mëdha. Nganjëherë do të ketë edhe intervale kohore me diell dhe orëve të pasdites mund të ndodhë edhe ndonjë rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Olta qan teksa flet për Luizin: Ndihem në faj, sikur po ia nxjerrë Kiarën me dorë jashtë