Aksident i rëndë mes veturës dhe kamionit, 1 person i ngujuar nxirret nga makina (FOTO)

Një aksident i rëndë trafiku mes një kamionete dhe një veture ka ndodhur pak më parë në afërsi të fshatit Kçiq në Mitrovicë, njofton “Mitropol”.

Nga pamjet që ka siguruar “Mitropol” shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha ndërsa brenda saj kishte mbetur i ngujuar një person të cilin dëshmitarët e aksidentit tentonin ta nxjerrnin nga vetura.


Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente dhe Policia e Kosovës. Për nxjerrjen e personit të ngujuar u nevojit edhe ndihma e zjarrëfikësve.

Nuk dihet ende për numrin e saktë të personave të lënduar gjersa “Mitropol” tashmë ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për ta konfirmuar numrin e të lënduarëve.

Lexo edhe:  Plas sherri në sheshin e Skenderajt, tre të mitur sulmohen nga bashkëmoshatarët e tyre