Zyrtari i VV-së nis fushatë për shkarkimin e Jasharajt, e krahason atë me Millosheviqin

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dega në Mitrovicë Fatmir Hasani, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook ka kërkuar shkarkimin e kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Hasani, madje e ka krahasuar atë me kasapin e ballkanit Sllobodan Millosheviq, duke i bërë bashkë në një fotografi.

Ky veprim i tij vjen pas presionit të vazhdueshëm të SBASHK-ut për dialog me Qeverinë, për të gjetur një zgjidhje për të dalur nga greva në arsim e cila tashmë ka hyrë në javën e tretë.

Kujtojmë se Hasani, synonte të bëhej kandidat i VV-së për kryetar të Mitrovicës në zgjedhjet e fundit lokale, por nuk arriti të siguroi mbështetjen e anëtarësisë së degës.

Lexo edhe:  Ky është 50 vjeçari që u gjet i vdekur sot në shtëpinë e tij në Mitrovicë