Rrjedhje në gypin kryesor, Ujësjellësi “Mitrovica” njofton se disa fshatra mbesin pa ujë për 2 ditë

Kompania rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të ujit në fshtatrat Druar dhe një pjesë e fshatit Reznik.

Kjo për shkak të një defekti në gypin kryesor, shkruan Jepi zë.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Si pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor furnizues është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për
fshatin Druar dhe një pjesë të fshatit Reznik. Ndërprerja do të zgjas deri të Hënën kur pritet të sanohet gypi i dëmtuar i ujit.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!

Lexo edhe:  Skenderaj: Mbi 12 milionë euro dëme nga përmbytjet