Zjarri përfshin një banesë në Vushtrri, dy persona dërgohen në spital

  1. Një banesë në rrugën ‘Galip Badiviku’ në Vushtrri është përfshirë nga zjarri gjatë ditës së djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se si pasojë e tymit të shkaktuar nga zjarri, dy persona kanë hasur në telashe shëndetësore dhe si rrjedhojë janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Sipas burimeve, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante, ku ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka fikur zjarrin, teksa banorët e ndërtesës janë evakuuar.

Në bazë të informacioneve të para, dyshohet se zjarri është shkaktuar për shkak të problemeve me energji elektrike.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Lexo edhe:  Arbana Xharra e fiton betejën ligjore me Enes Gogën, hoxhën që kërkonte 40 mijë euro dëmshpërblim