Zjarri në Muzeun në Gjakovë, Zv.ministri Tafarshiku: Krejt natën mund ta konfirmoj se fajtor është Ardian Gjini

Gjatë ditës së djeshme, Muzeu i Muzikës në qytetin e Gjakovës u përfshi nga flakët. Lidhur me këtë, zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, ka vazhduar të fajësojë kryetarin e Komunës, Ardian Gjini, për zjarrin, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tafarshiku ka thënë se tërë natën mund ta konfirmojë se i vetmi fajtor për zjarrin, degradimin dhe gjendjen e muzeut të muzikës “Tabhane” është qeverisja lokale dhe Gjini.

I njëjti, ka akuzuar edhe më parë qeverisjen komunale të Gjakovës se shkatërrimi i Muzeut u bë për ndërtimin e banesave në atë zonë.

Por kjo u mohua nga kryetari Ardian Gjini, i cili tha se aty nuk ka mundësi për ndërtimin e banesave dhe kjo “është e palogjikshme”.

Postimi i plotë i Tafarshikut:

Krejt natën mund ta konfirmoj dhe rikonfirmoj se i vetmi fajtorë për zjarrin, degradimin dhe gjendjen e muzeut të muzikës “Tabhane” është qeverisja lokale dhe Ardian Gjini.

Ani kur po i shoh militantët e Aleancës me adresa të rrejshme tu komentu e tu i bo thirrje prokurorisë me më hetu mua që po e flas të vërteten.

Prokuroria duhet me ju burgos për pa përgjegjësin ndaj një aseti të trashëgimisë kulturore.

Ani po doni me bo krahasime me kryetaren Mimoza Kusari, qe po ju bashkangjes fotot nga themelimi i muzeut të muzikës.

Ja si dukej “Tabhane” në qeverisjen Kusari Lila në Gjakovë.

Veq me fakte!

Lexo edhe:  Maqedonci del me njoftim për arrestimin e pjesëtarit të FSK’së