Dyshohet se kreu disa vjedhje, ky është 26-vjeçari që u arrestua në Graçanicë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri.

Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu e pësoi edhe një i ri, i cili së fundi përfundoi në pranga. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Ragip Selimi, 26-vjeçar.

Selimi gjatë ditës së djeshme është shoqëruar në stacion policor në Graçanicë, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer tri vepra penale.

Selimi është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

26-vjeçari do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Dëmtim apo asgjësim i pasurisë’.

Lexo edhe:  ‘Ndalo se e vrave’, zbardhet dëshmia e babait të Jonadës: Skafi erdhi drejt nesh, e preu vajzën në të gjithë trupin