U kapën me 82 qese marihuanë, arrestohen dy të rinj në Viti

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, me qëllim të shtimit të masave të sigurisë, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’.

Në kuadër të këtij plani operativ, në orët e para të ditës së sotme janë arrestuar dy të rinj në Gjilan, pasi të njëjtit janë kapur me drogë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, Policia njofton se në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në Viti, është ndalur për kontroll rutinore një veturë ku ndodheshin dy të dyshuarit  J.I. (2004) dhe N.M. (2003).

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë:

Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,
Një (1) peshore digjitale
Një (1) pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’
Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe
Tre (3) telefon celularë”, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe:  Parashikohet destabilizim i motit dhe përmbytje të hënën