Tentim vrasje në një fshat të Podujevës, një person i lënduar rëndë

Një rast tentim vrasje ka ndodhur në fshatin Surkish të Podujevës.

Rasti është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.

“Surkish, Podujevë / 27.01.2024 – 16:58. Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, ka thënë Policia.

Sic mëson Llapi.info, një 33-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjeve që ka pësuar nga një mjet i fortë.

Tani për tani nuk dihen detaje tjera.

Lexo edhe:  Bashkëluftëtarët e Mujë Krasniqit rrëfejnë si i kanë bartur trupat e shokëve në Betejën e Pashtrikut