Zvicra s’ka plane për të rritur numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Zvicra nuk ka plane të menjëhershme për të vendosur trupa shtesë paqeruajtëse zvicerane në misionin Swisscoy në Kosovë.

Edhe pavarësisht rritjes së tensioneve në rajon dhe lajmeve se NATO po forcon forcën e saj paqeruajtëse të KFOR-it pas një shkëmbimi zjarri vdekjeprurës.

Kështu ka bërë të ditur Komanda Ndërkombëtare e Forcave të Armatosura Zvicerane (SwISSINT), raporton albinfo

Sulmi i së dielës së kaluar nga një forcë komando serbe prej 30 trupash, të armatosur rëndë, kundër oficerëve të policisë kosovare në vendbanimin e Banjskës, në veri të Kosovës, pranë kufirit me Serbinë, ka rindezur tensionet në rajon. Në përleshje u vranë tre serbë dhe një polic kosovar.

Zvicra aktualisht dislokon 195 trupa në misionin Swisscoy në Kosovë, si pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it. Aty është aktive që nga viti 1999

Lexo edhe:  Vjen një lajm i mirë për çmimet e naftës