Zgate Zot pushimin: Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë për festën e 1 Majit

Një numër i madh i automjeteve nga Kosova është parë duke shkuar në drejtim të kufirit me Shqipërinë, kjo për shkak të festes se 1 Majit.

Në Kosovë 1 maji, e cila i bie ditën e hënë, është ditë pushim dhe siç duke shumë kosovarë janë duke e shfrytëzuar këtë festë për të pushuar në Shqipëri.

Nga pamjet e EO shihet që një numër i madh automjeteve të cilët edhe kanë krijuar kolona në pikën ku bëhen pagesat për autostradën në Rrugën e Kombit.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Lexo edhe:  Dhunë në një familje në Llap: Motër e vëlla rrahen me lopatë, 21-vjeçarja dërgohet në mbajtje