S’janë liruar të gjithë kosovarët e bllokuar në Serbi

Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka thënë se ende nuk janë liruar të gjithë qytetarët kosovarë që janë mbajtur prej të martës në mbrëmje në pikëkalimin kufitar Serbi-Kroaci, Batrovc.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucionak, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat që të mos konfirmojnë zhvillime ta përmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti do të ketë komunikim nga MPJD!” ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe:  Kosovari plagos veten aksidentalisht, dërgohet në gjendje të rëndë në spital