Aksident i rëndë në Vushtrri, 4 persona bëhen për spital

Dy shoferë dhe dy pasagjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Nedakovc të Vushtrrisë.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i plotë:AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Nedakovc, Vushtrri 28.04.2023-23:00. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë dy automjete të udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy shoferë si dhe dy pasagjerë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësorë. Rasti nën hetime

Lexo edhe:  Nisin punimet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë