Të shtëna me armë në Prishtinë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë, ku janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se një person ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:30, kemi  marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, i dyshuari është identifikuar dhe janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në arrestimin e tij dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Lexo edhe:  Hajnat bëjnë “qyl” mitrovicasin, i futen në banesë dhe i vjedhin para e stoli