Aksident trafiku në magjistralen Skenderaj – Drenas, Ambulanca në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën regjionale Skenderaj – Drenas, përkatësisht në rrugën “Shaban Polluzha”.

Në fotografitë e dërguara në KALLXO.com, shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Në vend të ngjarjes kanë arritur edhe ekipi mjekësor dhe Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë detaje nëse ka të lënduar nga ky aksident, dhe është në pritje të përgjigjeve.

Lexo edhe:  Vdes profesori njohur dhe i respektuar i UP-së