Arrestohet një person në mes të ditës në Prizren, dyshohet se vodhi – momenti kur lidhet nga Policia

Një person është arrestuar në mes të një rruge e në mes të ditës në Prizren.

Siç raporton Sinjali, personi është arrestuar me dyshimin se ka kryer një vjedhje të veturës.

Pamjet tregojnë momentin kur ai shtrihet në rrugë dhe lidhet nga Policia e Kosovës.

Ai më pas është futur në automjetin e Policisë dhe është dërguar në Stacion.

Lexo edhe:  Dy të rinj shqiptarë hedhin mobiliet nga ballkoni, ministri publikon pamjet