Këta janë babë e bir nga Podujeva që u arrestuan në aksionin kundër fajdeve

Policia e Kosovës, Njësia e Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe me urdhër të Gjykatës kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit një aksion në disa lokacione të ndryshme.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, tha për Sinjalin se operacioni ka të bëjë me fajde dhe po kryhen bastisje në Prishtinë, Podujevë dhe Vushtrri. Më vonë Prokuroria doli me njoftim zyrtar, ku u bë e ditur se janë arrestuar katër persona, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet se dy nga të arrestuarit janë babë e bir nga Podujeva, Bashkim dhe Albi Mulolli.

Pamje nga aksioni i madh i Policisë në Podujevë, cak fajdexhinjtë

Sipas Prokurorisë, gjatë këtij aksioni, janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” ,“Detyrimi” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi te paligjshëm”.

Lexo edhe:  Ndahen nga 500 euro për policët që u plagosën në veri dhe për ata me sëmundje të rënda