Vritet një 41-vjeçar si pasojë e të shtënave me armë në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasi Leartiad Lekaj.

Nga informacionet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat, ku autorët kanë qenë me një mjet tip Audi A6. Nga makina ka dalë një person i cili ka qëlluar mbi 41-vjeçarin.

Sakaq në fshatin Kotë është raportuar për një makinë të djegur e cila dyshohet të jetë e autorëve.

Policia ndodhen në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo edhe:  KFOR-i dërgon makineri të rëndë në Zveçan, bllokon rrugët që çojnë në komunë