15-vjeçarja në Gjilan shkoi për të abortuar, aty zbuloi se mbeti shtatzënë nga dhunimi!

Ia mësyu Gjinekologjisë për ta abortuar foshnjën, por përfundoi në polici.

Organet e rendit u njoftuan nga personeli mjekësor se një 15 vjeçare nga Gjilani po kërkonte ndërprerjen e shtatzënisë në javën e shtatë.

E kjo e fundit, që i përket komunitetit serb, njoftoi organet e rendit që babai i fëmijës është një 20 vjeçar, gjithashtu serb.

Klan Kosova ka mësuar nga burimet e veta se e mitura serbe, që dyshohet se mbeti shtatzënë nga dhunimi, është nga fshati Shillovë i Gjilanit.

Për rastin ende nuk është arrestuar i dyshuari. Nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, që rastin po e hetojnë si “dhunim”, i thanë Klan Kosovës se i dyshuari gjendet në Luksemburg dhe se i njëjti është futur në stop listë dhe kudo që haset do të ndalohet nga policia.

Lexo edhe:  Ky është polici që humbi jetën në aksident trafiku në Zveçan, pamje se si vetura iu bë llom