Ish-burri nuk e lejon ta takojë fëmijën pas ndarjes, 25-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i jap fund jetës!

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjeve e tentimit për ta kryer këtë akt.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur të premten në një familje në rrugën “12 qershori” në Ferizaj, ku një 25-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, duke përdorur medikamente në sasi të madhe. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima u dërgua për trajtim në spitalin e Ferizajt, pasi iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Siç mëson Sinjali, gruaja deshi t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, që nga ndarja me ish-burrin e saj, i cili prej asaj kohe nuk po e lejon ta takojë fëmijën e tyre. Kjo situatë e ka rënduar jashtëzakonisht shumë dhe e ka çuar drejt mendimit për vetëvrasje.

Familjarët u tronditën kur e morën vesh, me ç’rast e dërguan në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Tentim vetëvrasje”.

Lexo edhe:  Haradinaj: Albin Kurti e ka përcjellë “luftën” prej Prishtinës