Tragjike / Aksident i rëndë në Podujevë, vdes një 30 vjeçar

Para pak çastësh ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Shtedim të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një i ri. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biciklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biciklistI, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Kjo është banorja që u largua sonte nga BBVK 2