Në pikë të territ, shoferi i kamionit vozit pa drita sinjalizuese në Duhël

Gjatë vozitjes, sipas rregullave, parashihet që dritat e automjetit të jenë të ndezura përpara dhe mbrapa. Ky rregull vlen si për ditën ashtu edhe për natën, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo një rregull i tillë nuk është respektuar nga shoferi i një kamioni, shkruan Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar pamje të këtij kamioni që lëvizë gjatë natës në magjistralen Suharekë-Duhël, por nuk i ka ndezur dritat e prapme të automjetit.

Lexo edhe:  Ky është i arrestuari që u kap me rreth 5 kg marihuanë në Prishtinë, dyshohet për shitblerje të drogës