Ende pa u ndërtuar mirë, era ia qet në tokë fasadën kësaj banese në Kosovë

Kosova këtë vit është përballur me një verë tejet të nxehtë, ku temperaturat maksimale shkuan edhe deri në 45 gradë Celsius.

Nxehtësia e kësaj vere u ndje edhe deri në fund të muajit tetor, teksa muaji nëntor ka nisur me shi e erëra të fuqishme.

Gjatë ditës së djeshme disa vende në Kosovë përveç shiut të dendur, u përballen edhe me erëra të fuishme.

Në Prizren duket se kjo stuhi u ndje pak më shumë. Atje erërat e fuqishme një ndërtese e cila ishte në ndërtim e sipër, sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesi, shihet se i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke ia hequr një pjesë të fasadës.

Nga këto dëme të shkaktuara, nuk ka persona të lënduar.

Lexo edhe:  Policia e Kosovës pranon policë të rinj në Veri, në mesin e tyre 45 serbë