Rrahje te pompa e derivateve ‘Patroni’ në Fushë Kosovë, punëtori i kompanisë kapet me klientët

Një incident ka ndodhur në pompën e derivateve ‘Patroni’ në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Koosvë, ku pas një konflikti verbal mes disa klientëve dhe punonjësit të kompanisë, situata ka eskaluar në dhunë fizike.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se përpos grushteve, gjatë përleshjes është përdorur edhe një fshesë me bisht druri.

Si pasojë e dhunës, palët e përfshira kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital e më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët do të hetohen në liri për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

 

Lexo edhe:  Del video e tre shqiptarëve që u rrahën barbarisht në Malin e Zi