“Nëse ke nevojë për mjek, por s’ke para, më telefono”, bëhet viral doktori nga Gjilani

Një mjek që punon në Gjilan është bërë viral këtë mbrëmje në Kosovë. Kjo pasi, një mesazh që e kishte vënë në xhamin prapa veturës ka rënë në ‘radarin’ e shoferëve të tjerë.

Njëri prej tyre e ka postuar në rrjetin social.

Në mesazh shkruan që nëse dikush nuk ka mundësi ta paguajë mjekun dhe ka nevojë për të, ai ka lënë numrin personal të telefonit.

Lexo edhe:  I jepet lamtumira e fundit biznesmenit