Paralajmërohet shi, temperaturat bien nën 30 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm në vendin tonë.

Ndonëse dje pati diell e vranësira, nga sot parashihen edhe kushte për reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lexo edhe:  Lajm i keq për Devollët, hapet rruga që Telekomi t’i shpëtojë edhe 13 milionë euro në rastin Z-Mobile