Xhaka: Kosova meriton më shumë pikë se që ka tash

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka lavdëruar Kosovën për paraqitjen e së shtunës në “Fadil Vokrri”.

Kosova dhe Zvicra barazuan 2 me 2 në kuadër të ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024”.

“E dimë çfarë kapacitete ka Kosova. I njoh lojtarët e Kosovës dhe nuk e meriton të ketë në tabelë kaq pak pikë sa ka”, ka thënë ai.

Ai ka pranuar se bashkë me Shaqirin kanë qenë të emocionuar shumë para ndeshjes, por ka thënë se nuk kanë ndikuar.

Lexo edhe:  Kosova po zbrazet: Futbollisti i vogël nga Mitrovica përshendetet me shokët e klubit pasi merr rrugën e kurbetit