Parashikimi i motit për sot dhe ditëve tjera

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror.

Temperaturat pritet të luhaten nga 12 ajo minimale deri në 30°C ajo maksimale e cila parashihet të regjistrohet në rajonin e Dukagjinit.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror. Temperaturat maksimale rreth 30°C, ndërsa në viset më të nxehta në Shqipëri deri në 33 ose 34°C.

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell na pret edhe disa ditë me radhë. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme duke na siguruar edhe disa ditë të vërteta verore.Të enjten në disa vise priten rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Shtëpia e familjes Bahtiri në Podujevë cak i hajnave, vidhen 4500€ para të gatshme e mijëra euro stoli ari