Vrasja w 14-vjeçares, dyshohet se babai i saj ishte pjesë e inskenimit të rrëmbimit

Eksperti i sigurisë, Sefer Selimi, ka folur rreth ngjarjes tragjike në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën një vajzë 14-vjeçare dhe një i moshuar 47 vjeçar.

Selimi tha se kjo ngjarje bëhet më e rëndë, pasi mendohet se i përfshirë ka qenë edhe i ati i adoleshentes. Sipas tij ai ka qenë bashkëpunëtor në inskenimin e rrëmbimit të vajzës së tij, i cili përfundoi më dhënien fund të jetës së 14-vjeçares. Arsyeja dyshohet të ketë qenë zhvatja e parave nga nëna e vajzës.

“Babai, ka pasur rol në këtë ngjarje, pasi sipas dyshimeve fillestare të publikuara nga prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ka dhënë detaje të lëvizjes dhe informata të tjera për të kryer rrëmbimin nga grupi kriminal”, tha eksperti i sigurisë për Euronews.

“Është herët për të dhënë detaje, Prokuroria dhe Ministria e Brendshme ishin të kujdesshme për të mos dhënë shumë informacione. Nga ajo që u mësua nga konferenca e prokurorisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, në fillim është ekzekutuar i moshuari, makina e të cilit është përdorur më pas për rrëmbimin”.

“Rrëmbimi i kryer në datë 27 është bërë në hyrje të banesës ku ka jetuar vajza në orën 8:30 në mëngjes kur ajo është nisur për në shkollë. Sipas informacioneve vajza është ekzekutuar rreth tre orë më vonë, nga ai që tashmë është arratisur nga shteti. Të paktën kjo thuhet në dëshmitë e të arrestuarve”.

Lexo edhe:  Vdes ish-mësimdhënësi mitrovicas i muzikës, Abit Hajra