E tmerrshme: Fishekzjarri bie në një ballkon të ndërtesës, digjet një banesë

Një banesë ka marrë flakë në Fushë Kosovë para pak minutash.

Zjarrfikësit dhe Policia kanë arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë edhe banorët kanë dalë nga ndërtesa, shkruan “02 Press”.

Sipas dëshmitarëve, shkak i zjarrit është një fishekzjarr që ra në ballkonin e një banese.

Dëshmia e një qytetareje:

Britma e krisma na trishtuan.
Njëherë menduam se u blloku në lift ndonjë fëmijë. Por ishin fqinjët, ndërkohë edhe policia, që u desht ta thyejnë derën e blinduar të fqinjit, pasi nga terasa e tij po dilte flakë e tym, ndërkohë që ai bashkë me familje, kishin shkuar ta festojnë ndërrimin e motmoteve në fshat.
Doli që banesa ishte OK, por, si pasojë e gjuajtjeve të pakontrolluara me mjete piroteknike, një mjet i tillë ka përfunduar në terasën e tij, duke djegur gjithçka e duke na rrezikuar të gjithëve.
Krejt banorët e boshatisëm ndërtesën, derisa policia dhe zjarrëfikësit e kryen punën e tyre.

Qikat me terapi, antibiotik e inhalim u desht t’i ekspozojmë për disa minuta në një ajër të tmerrshëm.

Vazhdoni gjuani pa kontroll, se fjalët s’ju ndalin.
( E vetmja zgjidhje e këtij problemi, që dikujt i kushton edhe me jetë, është që të ndalohet importi i këtyre mjeteve).

Lexo edhe:  Vazhdojnë garat me vetura, dënohen me nga 150 euro dy të rinj në rrugën Prishtinë-Ferizaj