Bekim Jashari në emër të Rifat Jasharit uron vitin 2023 në veçanti policëve, ushtarëve dhe zjarrfikësve

Ish kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, ka uruar Vitin e Ri 2023.

Ai në emër të mixhës së tij, Rifat Jasharit, ka uruar të gjithë qytetrët në veçanti policët, ushtarët dhe zjarrfikësit që janë karg familjeve të tyre.

Postimi i plotë:

Të dashur vëllezër e motra, kudo që jeni,

Në emrin tim, mixhës së dashur Rifat, familjes dhe trashëgimtarëve të ri, ju urojmë vitin e ri 2023.

Uroj që ky vit të na sjellë shëndet, begati, lumturi, mirëqenie e suksese për ne, familjet dhe shtetin tonë.

Një urim të veçantë për mjekët, policët, ushtarët, zjarrfikësat dhe të gjithë ata që sot qëndrojnë larg familjeve duke iu shërbyer me përkushtim qytetarëve dhe shtetit tonë.

Për ne që sot jetojmë të lirë në trollin e babës Shaban, viti i ri është festë që na kujton dhe kthen pas në kohë, ku edhe pse në rrethana përndjekjesh e mobilizim për luftë nuk mungonte festa, me këngë e valle, bashkë me familjen dhe miqtë mysafir të shumtë që kishim.

Gëzuar për shumë mote!

Lexo edhe:  Krimi i rëndë në Vushtrri: Kryeprokurori jep detajet e fundit