Reagimi i babait të 35-vjeçarit që vdiq në vendin e punës

U raportua për një ngjarje të rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në Prishtinë, ku një burrë humbi jetën tragjikisht në vendin e punës. I ndjeri nuk mundi t’i përballojë plagët që i mori nga disa panele druri të cilat i ranë përmbi. 35-vjeçari ishte duke punuar në punëtorinë “Enisi”.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se viktima që humbi jetën është Mexhid Raqi, 35-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi u dërgua në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Për vdekjen e 35-vjeçarit ka njoftuar edhe babi i tij, Hanefi Raqi i cili me pikëllim të thellë kumtoi lajmin për humbjen e djalit.

“Ju njoftojm me pikëllim të thellë se sot ndërroj jetë djali Mexhid H. Raçi. Allahu e mëshiroft me xhennet. Për varrimin do ju njoftojm”, u shpreh ai.

Edhe të afërmit e tjerë e shokët e të ndjerit, ndanë publikisht dhimbjen për humbjen e Mexhidit.
Lexo edhe:  Komuna e Drenasit shpall konkurs për 8 vende të lira të punës [DOKUMENT]