Posta Postman kapet me kontrabandë në vlerë 18 mijë euro

Një automjet i postës private, Postman Sh.P.K., është ndaluar të hënën dhe brenda tij janë gjetur mallra në vlerë 18 mijë euro, të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.

Postman Sh.P.K. është postë private në pronësi të Albin Rrahmani, vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, raporton Paparaci.

Policia e Kosovës tha sot se një shofer i postës private, me inicialet R.T., është arrestuar pasi është ndaluar dhe i janë gjetur mallrat e kontrabanduara në automjet.

“Me datën 13.11.2023 Njësia e Task Forcës – Lindje gjatë zbatimit të detyrave sipas autorizimeve policore për parandalimin, identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar kryes të veprave penale, ka ndaluar një automjet të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar me iniciale  R. T., tek i cili gjatë kontrollimit të mjetit janë gjetur të ngarkuara 43 paketa me mallra-suplemente  (proteina) të llojeve të ndryshme me peshë rreth 210 kg, me vlerë sipas tregut rreth 18.000 euro”, tha policia

Lexo edhe:  Valon Syla: Albin Kurti s’ka lënë njeri pa rrejtë, prej qytetarëve deri te ndërkombëtarët